Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam helicobacter pylori

Prsh e dashur dr mimoza. Te falenderoj shume qe gjithmone tregoshesh e gacme per tu na pergjigjur. Para disa diteve dola qe kam h.Pylori. Kam bere kuren me antibiotik per 10 dite rresht.Mjeku me tha qe pas 6 javeve te bejm prape nje test per te par nese h.Pylori te eshte zhdukur apo jo.Dhe nese e kam duhet prape te bej nje kure tjeter. Kam dy pyetje e dashur doktoreshe. E para , a ka mundesi qe aborti qe kam pas para ca muajve te ket ndodhur per shkak te ketyre baktereve qe kam pas ne bark? Dhe e dyta duke qene se koha kalon dhe vitet ikin und nuk dua te pres prap disa jave derisa te shikojm nese e kam akoma h pylori, por dua te provoj per nje shtatzani. Si me keshilloni a te te filloj te provoj, apo te pres derisa te sigurohemi qe skam me baketere ne stomak. Skam me durim te pres dr dua te ngelem sa me shpejt shtatzane.

Romela Bare (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Romela

Duke ju përgjigjur pyetjeve : - nuk ka mundësi që helicobacter pylori të jetë shkak për abort. Ti mund të provosh për shtatzëni, sepse ky bakter nuk lidhet me shtatzëninë.

Për të gjeturn shkakun e abortit, duhet të bësh analizë dhe ekzaminime specifike.

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto me numrin 0692033965.

Gjithë të mirat.

/komuniteti