Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje koke ne fillim te shtatzenise

Pershendetje Dr Jam ne javen e 7 te shtatezanis femiun e 2 kam dhimje te hatashme te kokes,si duket jane dhimbje te migrenes :( me propozoni diqka per te pire apo ti duroj dhimbjet ,me femiun e pare keshtu kam duru.

Fjolla Skeja Dibrani (9 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Fjolla,

Urime për shtatzëninë! Në muajt e parë të shtatzënisë, prania e dhimbjes së kokës është e mundur për shumë arsye.

Përveç paracetamolit mund të të rekomandoj; - shëtitjet në ajër të pastër por asnjëherë të mbilodhesh, dushet me ujë të freskët pa e tepruar, kompresa të ftohta në ballë ose tëmth, masazh të shpatullave si dhe qafës sa më afër kokës. Mund të ketë e dhe këshillat të tjera, por nëse dhimbja e kokës vazhdon e shoqëruar edhe me të vjella, duhet të kontrollosh tensionin arterial dhe mjeku duhet të përjashtoj preeklampsinë.

Pas muajit të pestë të shtatzënisë, nëse rekomandimet e mësipërme nuk lirojnë dhimbjen e kokës, duhet kontaktuar mjeku obstetër-gjinekolog, sepse mundet që shkaku të jetë hipertensioni arterial (HTA) ose prania e preeklampsisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti