Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dg. Adnexitis chr.Bill. Vaginismus.

Pershendetje doktoresh e nderuar,jom kurioze dhe natyrisht e brengosur se qka dot thot Dg. Adnexitis chr.bill. Vaginismus.,ne kontroll ne ultraz doktorri me tha qe i kam vezoret e ftohura,jom e brengosur shum sepse po frigsohem mos mundt te ket ndikim qe te mbes shtatzen,a mundet edhe pse jan te ftohura vezoret te mbetem normal shtazan pa ndonje probelm? e vlesroj shum mendimin tuaj..

Fatmire Zeqiri (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fatmire

Problemi që shkruan ka të bëjë me një infeksion në vezore. Nëse infeksioni nuk trajtohet me antibiotiko-terapi, shtatzënia është deri e pamundur. Prandaj të këshilloj që të marrësh trajtim dhe më pas të tentosh për shtatzëni. Por duhet të dish se vendosja e kësaj diagnoze nuk bëhet vetëm me ekzaminim ekografik, por është vizita gjinekologjike që jep përfundimin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti