Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qafa e mitres

Pershendetje doktoresh deshta te pyes per qafen e mitres me kane thene se e kam te zvogeluar mirepo jo e hapur deshta te dije per muajt e me vonshem a ka ndonje rrezik deri ne lindje dhe qka me rekomandoni ju? Faliminderit.

Lili (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lili

Nuk më ke treguar se sa javë je shtatzënë. Megjithatë për njohuri në vija të përgjithshme duhet të dish se; qafa e shkurtuar si para apo pas javës së 20, tregon për ecuri me problem dhe jo të mirë të shtatzënisë. Zakonisht, shkurtimi i qafës së mitrës shoqërohet me dhëmbje të mesit dhe në fund të barkut.

Të rekomandoj rregjim me qetësi pa punë të rënda, pa sforcime dhe në shumicën e ditës qëndro e shtrirë anash majtas. Si mjekim zakonisht përdoret medikamente që rilashojnë muskulaturën e uterusit si spasfon, adalat etj. Mjeku përcakton dozën dhe periudhën e mjekimit në recetë.

Të uroj për lindje normale.

/komuniteti