Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vaj peshku dhe multivitamina

Pershendetje doktoreshë. Doja të pyesja jam ne e javën 17 të shtatzënisë dhe kam mare ne itali ca multivitamina që quhen (vibovit) një kuti është për një muaj dhe ka 30 tab multivitamina hekur, grupet e vit, magnes,zink, kalcium si dhe 30 tab omega3 vaj peshku 477mg dha 200mg epa 42mg. Pra dy tab në ditë. I kam marr 1 muaj rrjesht dhe po i marr përsëri dhe një kuti. Doja të pyesja vaji i pershkut me bën dëm 60 tab në këtë periudhe?? Ta vazhdoj apo ta nderpres?? Dhe problemi tjetër që jam është se kam dhimbje koke shumë dhe vetëm kur pi 2 kafe në ditë më pushon. Te lutem me bën keq kafja si të veproj doktoreshe mimoza?? Te falënderoj shumë shume...

Djana Djana (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Djana

Multivitaminat konsumoji deri pas lehonisë.

Vajin e peshkut edhe mund ta ndërpresësh, pasi në periudhat e nxehta të vitit nuk rekomandohet konsumi i tij.

Normalisht nuk rekomandohet konsumi i kafesë në shtatzëni, por meqë ndihesh mirë kur e konsumon mund ta përdoresh mbase shumë të holluar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Djana Djana (9 vite më parë)
Vaj peshku kam dhe 15 tab ti marr apo ti ndërpres doktoresh? Ndërsa kafen e pi me shume qumësht po a do të kem probleme sepse unë para shtatzënisë e kam pas tensionin e lartë dhe kam frik se me jep tension të lartë në muajt e fundit të shtatzënisë. Provoj ndonjë here te mis po kafe po me nisin dhimbje koke te padurueshme... Dhe detyrohem ta bëj kafe eksepresi dhe me shumë qumësht... Te falënderoj shumë shume Doktoreshë Mimoza

/komuniteti