Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione kafe dhe te kuqe

Ju lutem me ndihmoni. Jam ne javet e para te shtatzanis. Dhe kto dy dit kam pas i cik lodhje dhe dje pata selrecione kafe dhe sot gjithashtu kam sekrecione kafe por dhe pak te kuqe. Ju litem me ktheni pergjigje pasi per momentin skam mundsi te bej nje vizit per shkak se skam dekumenta. Faleminderit

Aida Aida (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alda

Prania e sekrecioneve të kafta në fillimet e shtatzënisë edhe mund të konsiderohen normale. Të rekomandoj të përdorësh tableta utrogestan 2x200 mg në ditë, multivitamina dhe acid folik. Mos bëj punë të rënda, ecje të gjata, qëndrime të lodhshme në këmbë. Deri sa të stabilizohet gjendje, ndalo marrëdhëniet seksuale.

Edhe pse je pa dokumenta, një vizitë te mjeku duhet ta bësh për të vlerësuar gjendjen e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Aida Aida (9 vite më parë)
Shum faleminderit per keshillat. Por qe dje mesdite me jan shtuar sekrecionet e kuqe nuk mund te them qe kam hemoragji sepse nuk eshte nje gjakderdhje e madhe. Mendon se un kam abortu ?

/komuniteti