Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme me kapsllek ne shtatzeni

Prsh e nderuar doktores. desha te pyes pasi qe tash jam shtatzene ne javen e 6. Kam probleme me kapsllekun shum cka kishit mund mem ndihmu si me vepru nket rast timin.. Ju flm per pergjigjet allahu ju shperbleft..

Melek Krieziu (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Melek,

Rritja e nivelit të progesteronit, që është hormoni kryesor i shtatzënisë, ul lëvizshmërinë e zorrëve duke favorizuar kapsllëkun. Me avancimin e shtatzënisë, mitra rritet duke shtypur zorrët dhe shtuar më shumë kapsllëkun. 

Këshillat më të mira në këtë rast do të ishin ato për dietën. Dieta e këshilluar duhet të jetë e pasur me perime të gjelbra, e pasur me lëngje dhe komposto. Ecja është një rekomandim tjetër i rëndësishëm, pasi ve në lëvizje muskulaturën e barkut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Melek Krieziu (9 vite më parë)
Ju faleminderit doktoresh per pergjigjet e juaja qe gjithmonë na ndihmoni..

/komuniteti