Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bebi koken poshte ne javen e 17

Prsh e nderuar doktoresh se pari ju flm per kohen qe ndani per neve..para ca ditesh isha ne kontroll sepse kisha pak gjakosje ngjyr te kuqe te hapur dhe mjekja dje me mati cerviksin se mos ndoshta jam cel,per fat te mir cerviksi isht mir nuk isha hapur fare dhe me tha se bebi rin me kryt teposht,nuk me dha barna pervec utrogestanit ju lutem me tregoni cfar duhet te bej?ju flm shume

In Es (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ines

Shumë mirë që do përdorësh utrogestan, sepse është preparat që parandalon rrezikun për abort. Deri sa të qetësohesh mos bëj punë të rënda, mos bëj ecje dhe qëndrime të lodhshme në këmbë. Mirë do bësh, që përkohesisht të ndërpresësh marrëdhëniet seksuale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti