Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembja e dhembit ne shtatezani

Jam ne javen e 25-te te shtatezanise dhe kam dhembje te dhembit.


Doja te dija a guxoj te perdor ndonje ilac?


Ju faleminderit.

Era (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përfitoj nga pyetja juaj dhe të vë në dukje edhe për lexuesit e tjerë, se: higjena e gojës (e dhëmbëve) është detyrë që duhet zbatuar gjatë gjithë jetës, duke mos neglizhuar asnjë ditë dhe asnjë herë. Kur çifti vendos për të patur fëmijë, paraprakisht nëna e ardhshme ka për detyrë për hir të fëmijës që mendon të sjellë në jetë, të kontrolloje dhe mjekojë dhëmbët.

Megjithatë shpesh ndodh që edhe kur është mbajtur rigorozisht higjena e gojës apo dhe janë mjekuar ato përpara shtatzënisë, për shkaqe të ndryshme dhëmbët janë bërë shqetësim gjatë periudhës së shtatzënisë.

Në këtë rast, është e mundur që të zbatohet një praktikë e përafërt siç po e përshkruaj. Nëse dhëmbët sjellin shqetësime në 3 mujorin e parë, me ndërhyrje të përkohshme pritet periudha e 3 mujorit të dytë për të realizuar ndërhyrje të thella. Nëse dhëmbët sjellin shqetësime në 3 mujorin e tretë, përsëri me ndërhyrje të përkohshme pritet periudha e pas lindjes për të realizuar ndërhyrje të thella.

Por në praktikat mjeksore, është e rekomanduar që gruaja shtatzënë duhet të konsultohet rregullisht me mjekun stomatolog për problemet e saj me dhëmbët. Vendimet për ndërhyrje si mbushje, heqje etj, merren sipas rastit dhe në bashkëpunim të mjekut stomatolog dhe obstetër. Stresi që vjen nga dhimbja e dhëmbëve, infeksioni i dhëmbëve apo i mishrave të dhëmbëve mund të sjellë probleme për fetusin. Prandaj kur konsulta mjeksore e vlerëson të arsyeshme, pacientja shtatzënë mund të lejohet të kryejë ndërhyrje dhe mjekime tek dhëmbët apo mishrat e gojës.

/komuniteti