Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rezultati i analizave

Pershendetje doktoresh Keta. jam ne javen e 26+1 te shtazanis dhe sot mora rezultatin e analizave te cilat kan dal disa rezultate te uleta ne krahasim me vlerat normale Hematokriti 36.90 ( 37.0-47.0) neutrofilet 78.00 ( 40.0-74.0) limfocitet 16.30 ( 19.0-50.0) s-ferritina 8 ( 12-150), doja nje mendim tuajin sepse viziten e radhes te gjinekologu qe me ndjek e kam pas nje muaji. jetoj jasht shtetit, ju falenderoj per ndihmen qe na jepni gjithmone.

Klarisa Risa (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erisa

Nga të dhënat mundet të thuhet se është e pranishme një anemi e lehtë. Në raste të tilla marrja e suplementeve me hekur është zgjidhja e problemit. Hekurin duhet ta marrësh deri në fund të lehonisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti