Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozicioni i bebit a tregon per rrezikun e nje lindje te parakoheshme?

Jam ne javen e 25 te shtatzanise dhe sot bera nje eko,mjeku me tha qe bebi e ka pozicionin e kokes shume poshte dhe se duhet te kem kujdes duke mos ngritur pesha dhe mos te bej sforcimi.Doja te dija nese pozicioni i bebit tregon per rrezikun e nje lindje te parakoheshme?Ju faleminderit

Agi Agi (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Agi

Këshillat që të ka dhënë mjeku zbatoji, ndonëse janë këshilla të përgjithshme.

Në javën e 28-të të shtatzënisë bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar qafën e mitrës (cervikometri). Ky lloj ekzaminimi tregon nëse është i pranishëm rreziku i lindjes parakohe.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Agi Agi (9 vite më parë)
Shume faleminderit doktoreshe! Gjithe te mirat

/komuniteti