Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme me rrjedhje lengu dhe pershtyme nga goja

Persdhendetje jam ne Javen e 9 te Shtatezanise hera e pare kam probleme vjellje lodhje humbje te apetitit dhembi te gjitha kam nje lloj rrjedhje lengu dhe pershtyma nga goja e cila po me lodhe shume po me mundon teper a mund te me ndihmoni ndonje keshille si mund ta largoj kete rrjedhje nga goja/ Pune te Mbare

Iliriana B. Sutaj (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Iliriana

Ankesat që shkruan, mund të qetësohen pas javës së 12-të ose deri pas javës së 20-të të shtatzënisë. Tek disa shtatzëna ka dhënë rezultat mbajtja në gojë të e karameleve me mente. Mund të përdorësh shplarës goje me efekt tkurrës së mukozës së gojës, që tregtohen në farmaci. Ndërsa për rastet e rënda, mjeku mund të rekomandoj të përdoret atropinë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti