Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzane?

Pershendetje doktoresha! Une sapo bera testin e shtatzanise dhe nje vije me doli e thelle ndersa vija tjeter me doli e holle. Periodat e fundt i kam pasur me 02.06.2015 . Nuk e di nese jam shtatzane apo eshte ende heret per nje konceptim. Nderkohe kam lodhje,trupin e kam shume te nxehte etj. Pres pergjigjen tuaj, Faleminderit!

Bebi Im (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona

Rreth datës 3-4 korrik, bëj një beta hCG (analizë gjaku), për të vlerësuar plotësisht nëse shtatzënia ka filluar. Nëse shtatzënia është e pranishme bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar vendndodhjen e saj. Mjeku do të të japë rekomandimet e nevojshme.

Si fillim merr acid folik që do ta vazhdosh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë si dhe multivitamina që do i vazhdosh deri në fund të lehonisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti