Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Raporti histopatologjik/citologjik

Pershendetje Doktoreshe, mora raportin , ku shkruan pershkrimi makroskopik: eshte pranuar segment i crregulte i tubes uterine me gjatesi 7x3 cm, diemtri i tubes uterine eshte i zgjeruar 3x3 cm. ne prejen lumeni i tubes ka permbajtje te kuagules, ngjyre kafe-zeze, konsistence te bute. pershkrimi histopatologjik: ne materialin e ekzaminuar vrejme murin e tubes te zgjeruar dhe e infiltruar me elemente te trofophoblastit dhe qelizave deciduale. ne lumen vrejme ekstravazate te shumta eritrocitare, vile horiale me forme dhe madhesi te ndryshme dhe infiltrate te dendura inflamatore kronike limfoplazmocitare. diagnoza ime ishte grav EU, a mundesh doktoresh te me shpjegosh qfare kuptimi ka ky raport, cfare done te thote

Sara :d (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Përshëndetje Sandra
Nga raporti i shkruar mbi materialin e dërguar për ekzaminim histo-patologjik, rezulton që ka qënë e pranishme shtatzënia tubare (jashtë mitre). Pra shtatzënia ka qënë e vendosur në tuba duke shtyrë mjekët të kryejnë ndrëhyrjen operatore.
Dy muaj pas kësaj ndërhyrje, të rekomandoj të bësh histero-salpingo-grafi (HSG), për të vlerësuar kalueshmërinë e tubit tjetër.
Gjithë të mirat. 

 

/komuniteti