Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Papa testi

Doktorresh je shum e kujdeshmeflm shum respekt kam ber analiza me ka dal papa testi shkalla e tret me ka dhon terapi i kom kry mas tremuje apet ka me perserit a mundem me mbet shtatzan . Ju flm

Arbnona Elezi (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Përshëndetje Arbnona
Pap-testi është analizë që vlerëson praninë e qelizave jo normale/atipike në qafën e mitrës. Për të vlerësuar shkallën e pastërtisë si dhe për të diagnostikuar shkaktarin i ndonjë infeksioni të mundshëm dhe gjetur trajtimin në efikas, të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Nëse parametrat e ekzaminimve përfshirë edhe kushtet e tjera të shëndetit riprodhues për të patur shtatzëni janë normale, shtatzënia do të ndodhë dhe do ketë ecuri normale. 
Gjithë të mirat.  

 

/komuniteti