Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pap testi gjate shtatzanise

Pershendetje doktoresha, qe disa dite kam verejtur nje kokerr/pucerr nen vete qe here here me jep kruajtje.jam 12 javeshe. cfare mund te jete? dhe doja tju pyesja gjithashtu, a behet pap testi gjate shtatzanise? Faleminderit shume!

Ilda Ilda (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Përshëndetje Ilda
Për të vlerësuar se çfarë është ajo puçër që ankon, të rekomandoj të bësh vizitë gjinekologjike. Gjithashtu të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të gjetur dhe trajtuar shkakun e pruritit/kruarjeve vaginale. 
Edhe gjatë shtatzënisë mund të bëhet Pap-testi, nëse është e nevojshme.  

 

/komuniteti