Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth progesteronit

Pershendetje doktoresha! Faleminderit per te gjitha pergjigjet, Jam shtatzane 6 jave.Kisha binjake me veze te ndryshme.Bera ultrasound dje dhe doktoresha me tha qe nje embrion ishte shkrire pasi ishte nderprere zhvillimi. Me tha qe nuk perben problem per beben tjeter. Nderkohe me ka dhene te perdor progesterone deri ne javen e 12 dhe prenatal vitamine deri ne fund te shtatzanise. Rrahjet e zemres se bebit nuk degjoheshin. Beta hcg e kam 6133.Desha nje pergjigje nga ju pasi mjeket ketu ne amerike nuk te japin shume sqarime, A ndikon emrbrioni i shkrire te placenta tjeter? Dhe ca me sugjeroni ju? Faleminderit!

Bebi Im (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Përshëndetje Elona
Embrioni i prishur i një shtatzënie të shumëfishtë, nuk ndikon negativisht në ecurinë e embrioneve të tjerë. Një javë pas ultrasongut (ekzaminimit të fundit ekografik), të rekomandoj të bësh një tjetër ekzaminim tjetër ekografik për të vlerësuar rrahjet e gjendjes fetale.
Trajtimet merri me rigorozitet. 
Të uroj shtatzëni të mbarë. 

 

/komuniteti