Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lidhur me menstruacionet

Pershendetje doktoreshe, ka tre muaj qe nuk me vijne mestracionet kam bere pese teste me kane dalur negative, kam qene te gjinekologu nuk isha shtatzene, me dha disa barera 'Dupbafton abot oral 10mg' nga dy ne dite ti perdore per nje jave i perdora dhe me tha te prese nje jave te me vijne. Ende nuk me kane ardhur frikesohem mos eshte diqka me e keqe. A thua qfare mund te jete? Te pershendes, shpresoje te me pergjigjeni .

Edona Hasani (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edona

Çrregullimi menstrual që shkruan, mundet të vijë si rezultat i çrregullimit hormonal. Nëse menstruacionet nuk vijnë edhe nga trajtimi me progesterone, të rekomandoj të bësh ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe kavitetit uterin si dhe duhet të bësh disa analiza hormonale specifike të cilat duhet t’i rekomandoj mjeku gjinekolog për të vlerësuar dhe trajtuar shkakun e këtij çrregullimi.

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto me numrin 0692033965 për të zgjidhur problemin që ankon.

Gjithë të mirat.

/komuniteti