Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth cisteve

Pershendetje du te ju pyes se jam shum e shqetesuar para 5muajve kam pasur nje abort e doktort me kan then se skam asgje por trupi nuk eshte ken i pergatitur per te perballuar nje shtatzani por kur jam ken shtatezen me ka dal nje kokerr ne vagin e me dhimbte por pas ca ditesh me kisht ikur e tani me ka dal perseria mun me ken cicte e pranaj kam ba abort se tani spi muj ma me met shtatezen e jam ba shum marak jetoj ne itali e jam 22 vjece flm me fal per zgjatjen pres pergj tuaj

Lola Lola (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola

Ajo që ankon, mund të diagnostikohet vetëm me ekzaminim gjinekologjik. Mjeku nëse e sheh të domosdoshme do të kërkon të bësh edhe analizë dhe ekzaminime plotësuese për të diagnostikuar dhe trajtuar problemin. Prandaj mos hezito të kontaktosh mjekun gjinekolog, i cili do të vlerësoj edhe shkakun e mos mbetjes shtatzënë. Nëse kokrra është në sipërfaqe të vaginës (ashtu si edhe shkruan), nuk është shkak për mos mbetjen shtatzënë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti