Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vizita e pare

Pershendetje e nderuar. Kur behet vizita e pare e shtatzanis pasi kam kontaktuar md nje mjek per te len takim dhe Me kan then qe duhet te jem mbi 6 javesh. Monstruacionet me jane vonuar qe me dat 14 dhe se di sa javesh mund te jem. Flm

Ana Ana (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Sipas të dhënave që shkruan, sot me datë 27 korrik 2015, shtatzënia ndodhet në javën e 5-të plus 5 ditë. Është koha për të kontaktuar mjekun, i cili duhet të vlerësoj (me ekzaminim ekografik me sondë intravaginale) praninë e shtatzënisë, vendndodhjen e saj dhe duhet të fillosh marrjen e acidit folik deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë dhe marrjen e multivitaminave deri në fund të lehonisë.

Nëse e shikon të arsyeshme, më kontakto me numrin 0692033965 për të ndjekur së bashku të gjithë ecurinë e shtatzënisë deri në lindje.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti