Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A eshte normale fryerja e gjinjeve?

Pershendetje doktoresha mimoz. Doktiresh mua qe dy muaj radhas si po i perfundoj ciklin po ja fillojn gjinjet te me fryhen edhe si po i preku po me dhamin.Un nga ju kerkoj ndihm a esht nirmale kjo apo duhet te vizitoj doktorin.Qfar analize duhet te bej.Edh doktoresh qe 12 vjet fmij jam 39 vjeqare sot me erdh cikli nja 4 dit me hert gjithmon ndodh kjo mem ardh 2 deri 4 dit me hert a esht normal. Doktoresh zoti ju shpërbleft edhe ju uroj pun te palodheshm.Gjitha te mirat

Sabina Berisha (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sabina

Dhimbja e gjinjve pas ciklit menstrual nuk konsiderohet normale, prandaj duhet të vizitohesh tek mjeku i familjes (ose tek mjeku senolog/i gjinjve) për të bërë kontroll të gjinjve.

Nëse e kuptova se çfarë shkruan, ardhja e ciklit çdo 26-27 ditë është mëse normale.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti