Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vitaminat gjate shtatzenise

Pershendetje. jam ne javen e 18 te shtatzanise. per shkak te infeksionit te lehte urinar dr me tha te pija vitamina c. pervec ketyre une nuk kam perdorur asnje vitamine tjeter. theksoj se kjo eshte shtatzania e dyte. ne te paren kam perdorur actimam. a mund te me rekomandoni per multivitamina qe mund te perdor? ne kete kohe kam probleme dhe me oreksin. nuk me hahet shume. ju lutem me ndihmoni.

Ela Tela (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Mbi infeksionin urinar, të rekomandoj të bësh një urokulturë për të gjetur shkakun dhe trajtimin më efikas. Mos neglizho, sepse kur infeksionet urinare nuk trajtohen plotësisht kanë ndikim negativ në ecurinë e shtatzënisë.

Trajtimi me multivitama për gratë shtatzënna është i domosdoshëm, dhe marrja e tyre duhet të bëhet që në fillim të shtatzënisë dhe deri në fund të lehonisë. Unë do të të rekomandoja të merrje multivitaminat prenatal (synergy).

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto me numrin 0692033965, për të ndjekur shtatzëninë deri edhe në lindje.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti