Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

2 gjilpëra deksometazon java 30

Pershendetje dok mimoza. Te lutem kam nevojë për sugjerimin tënd. Jam në javën 30. Kisha goditje të bebit nga fshikza e urinës sa më dhimbnin. Bëra vizitën e radhës rezultati: qafa e mitrës e butë dhe pak e e shkurtuar tha është normale pak dhe ruaj qetësinë. Unë qe ne javën e 16 jam këtë me po të njëjtën gjendje. Trajtohem me vazosuprine e magnesium 3x1 nga java 16 e rrëgjim shtr. Kam dëgjuar që duhet bere deksometazon 2 gjilpëra për mushkëritë e bebit. Sepse kam pasur dhe lindje java 26 në 2012 Të lutem ka efekte anësore kjo gjilpërë?? Faleminderit shumë.

Djana Djana (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Përshëndetje Djana
Marrja e deksametazonit nuk ka efekte negative mbi shtatzëninë, në të kundër ndihmon në pjekurinë e bebit kur shtatzënia është me rrezik për lindje parakohe. 
Të uroj shtatzëni të mbarë.

 

/komuniteti