Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hematoma

Pershendetje,


Jam ne javen e 25-te shtatezanise.Ne javen e 12-te me eshte lajmeruar nje hematome. Kam pasur kontrolla te rregullta dhe tretman spitalor, tani jam me mire dhe hematoma eshte zhdukur. Me intereson a mund te kem marredhenie seksuale tani (nuk kam pasur qe nga fiilimi i shtatezanise) sepse kam frike se mos shkaktoje ndonje dem ne fryt. Flm

Rabija (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Rabie,

Ju keni vepruar shumë mirë, që jeni konsultuar me mjekun gjinekolog me të konstatuar hemorragji apo dhimbje në fund të barkut gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Hematoma, apo grumbullimi i gjakut vjen si rezultat i shkolitjes të placentës. Zakonisht, kjo ndodh gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Kontrolli mjeksor dhe trajtimi spitalor që keni bërë, ju ka shpëtuar shtatzëninë nga një abort i mundshëm.

Shkaqet e aborteve jo gjithmonë janë të njohura. Por, përderisa ju është thënë se e keni kaluar hematomën dhe se ndiheni mirë, atëherë mund të vazhdoni jetën tuaj seksuale edhe në shtatzëni. Gjithësesi ju këshilloj të mbroni shtatzëninë nga rreziqet mjedisore dhe ekspozimi nga sëmundjet infektive.

Uroj të lindni një fëmijë të shëndetshëm dhe të bukur.

/komuniteti