Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java 31 - qafa e mitrës e butë dhe gjatësia 28mm

Pershendetje doktoreshë. Sot bëra një kontroll dhe dok me tha se jam 31 javë dhe qafen e mitrës e kam të butë me gjatësi 28mm para 2 muajsh e kisha 38mm. Te lutem ky shkurtim tregon se do lind para kohe?? Jam që 4 muaj rrëgjim shtrati. Marr 4tab vazosuprina 3mag-b6 1 aspirine protecter për fibrinogjenin e lartë. Kam pas lindje premature 26 javë më parë. Cili është kufiri i shkurtimit max qafës se mitrës? Unë po i ndjek këshillat të gjitha po të lutem sa gjasa kam ta çoj këtë shtatzani të paktën edhe 7 javë? Ps; analizat janë ok. Te falënderoj

Djana Djana (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Djana

Mesa shkruan, tregon se rreziku i lindjes parakohe është i pranishëm. Prandaj, vazhdo rregjimin e shtratit dhe merr në mënyrë rigoroze trajtimin që të ka rekomanduar mjeku.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti