Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java 5 e shtazanise

Pershendetje doktoreshe ju uroj gjithe te mirat! Ju lutem per pergjigjen tuaj. Duhet te jem si rregull me javen e peste te shtatzanise por dje bera nje eko dhe dok me tha se duhet te jem me e vogel bera analizen e beta hcg dhe rezultati ishte 3750. Ju lutem me jepni nje pergjigje ju informoj se marr progesterone dhe me ka rekomanduar aspirin protekt pavaresisht se skam as he dhimbje apo gjakderdhje ju lutem me ktheni pergjigje se jam sh e shqetesuar faleminderit

Megi Celo (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Megi

Sipas rezultatit të analizës së beta hCG, shtatzënia duhet të jetë në javën e pestë të saj. Kjo korespondon edhe me vlerësimin e datës së ciklit menstrual që thua.

Pas dhjetë ditësh, të rekomandoj të bësh një ekzaminim tjetër ekografik, për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë. Gjatë kësaj periudhe për veç medikamenteve që të ka rekomanduar mjeku, duhet të marrësh edhe acid folik, të cilin duhet ta marrësh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënsië.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti