Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Keshilla

Pershendejte doktoreshe,deshta disa keshilla nga ju, prej janarit kam qe provoj te mbetem shtatzene... Pas kontrollave te shumta muaj per muaj qe i kam bo edhe njehohesisht edhe me kllomifen po me duket si teper e ngarkuar... A ka gjasa qe ne moshen time 30 vjeqare dhe pas nje vajze qe kam te mos te kem me femije...

Besa Lushtaku (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa

Për moshën që ke, që i takon moshës aktive riprodhuese, është gjithnjë e mundur të lindësh fëmijë, me kushtin që treguesit e shëndetit tënd dhe të partnerit të jenë optimale. Këtë përgjigje mund ta marrësh vetëm pas një këshillimi parakoncepsional tek mjeku gjinekolog. Me vizitë gjinekologjike, analiza si dhe ekzaminime, mjeku do të gjejë faktorët që pengojnë shtatzëninë e kërkuar nga ty.

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto me numrin 0692033965, për të lënë takim dhe dhënë zgjidhje përoblemit tënd.

Gjithë të mirat.

/komuniteti