Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion ne javen e 34-te

Pershendetje Doktoreshë Mimoza jam në javën e 34. Unë pata dhimbje fund barkut kruarje nga brenda e therje në vagine analiza e urin+sek doli ok po dok me dha 5 ovula macmiror complex 500 dhe shplares gine tantum 5 shishe nga krujtjet.(infeksionet me kthehen shpesh edhe pse përdor napa të lara e të hekurosura e nuk kam as kontakt me bashkëshortin prej 3 muaj) Cervikometria është 28mm e mbyllur rezulton. Po kam frik mos i bejn bebit dem mjekimet pasi jam në muajin 8. Me tha dhe rrëgjim shtrati. Çfarë me këshillon të lutem?

Djana Djana (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Djana

Përsa shkruan, evidentohet se qafa e mitrës ka filluar të shkurtohet kështu që, rreziku i lindjes parakohe është i pranishëm. Përsa i përket sekrecioneve vaginale, nuk shkon që të marrësh trajtim nëse analizat të kanë dalë mirë. Nëse nga analizat e sekrecioneve vaginale rezulton e pranishme kandidoza vulvo-vaginale, atëherë trajtimi që po merr është i rëdësishëm për të dominuar anakesat që ke dhe për të përgatitur rrugët vaginale për lindje.

Gjithë kësaj periudhe e deri në javën e 37-të, të rekomandoj të qëndrosh sa më shumë anash majtas, të evitosh qëndrimet e lodhëshme në këmbë, ecjet e gjata dhe punët e ndryshme në shtëpi apo në vend tjetër.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti