Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shume e shqetesuar per dhembjen e shpines

Persh doktorresh kam bonshum pyetje per problemin tim mirpo nuk po mundem te gjej ilaq askund lidhke me dhimbjen e shpines jam ne hall te madh ku te drejtohem gjitha ekografit mir me dalin po cmendem qka eshte ne pyetje te une kam vajzen 10 muj e mua prej 5 muaj mkan fillu kto dhimbje dhe theksoj qe aty ku jam ber operacion me rrin si e pime nuk e ndjej fort kur e prek mbi vagin mos ka tbeje me ket se dhe dhimbje tforta tbafkut kam dhe shpines shum.. jam shum e shqetsuar me ardhjen e femiut mu keqsu shendeti qka eshte kjo te lutem me jep pergjigje cdo tmir per juve

Erona E (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edita

Përveç ekzaminimit ekografik që ke bërë, të këshilloj që të kërkosh nga mjeku gjinekolog të bësh vizitë gjinekologjike për të vlerësuar prani të mundësisë nëse ndonjë infeksion i mundëshëm mund të jetë shkak i dhimbjes që ankon. Bëj dhe një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të vlerësuar llojin e antibiotikut që është më efikas për trajtim. Nëse nuk është i pranishëm infeksioni, bëj një këshillim me mjekun patolog për të vlerësuar praninë e ndonjë spondeliartroze të mundëshme.

Plaga operatore që ankon, mund të japë mpirje edhe deri në një vit. Mpirja pakësohet me kalimin e kohës.

Gjithë të mirat.

Erona E (9 vite më parë)
Lena zemer un nuk jetoj ne kosove se bash kisha me shku po jam jasht vendit .. Qka ke perdor qe tkan kalu dhimbjet e shpines qfare ilaqe tka qit mjeku nese ke kohe me kthe nje pergjigje mvjen mir qe koke sheru ishalla kurr ste perseritet se shum shummm dhimbje e poshter ishte te pershendes
Erona E (9 vite më parë)
Faleminderit shum doktoresh per keshillat cdo tmire dhe per juve kam be takimin te gjinekologja te shohim qfare dot le thot ju falenderoj shum qe me jepni pergjigje
Lena ? (9 vite më parë)
Edita nese ke dhimbje shpine shko vizitohu tek doktori armend agolli punon siptalin amerikan ne prishtine i vetmi doktore qe mka liru prej dhimbjeve te medha te shpines pas 3viteve tash jam shume mire

/komuniteti