Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hormonet

Pershendetje te perzemrta. E kom pas bo papa testin para 3 muje me ka dal shkalla e 3 dhe me hormone so kam ne regull me ka then te paraqitem mas tre muje perseritje po jam ne pushime. A eshte problem qe skom shke e kom pas me shaku te premten qe shkoi a bon kur te kthehem me bo perseritje papa testin dhe a muj te perdori ndonje terapi per hormone pa lejen e doktorit dhe a mund te mbes shtatzan ju flm ju duaaa

Arbnona Elezi (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbnora

Rezultati i Pap-testit tregon se nuk ke probleme të vështira në qafën e mitrës, por ke një infeksion i cili duhet të diagnostikohet me analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Prandaj, kur të kthehesh nga pushimet mos neglizho, por bëje analizën dhe kulturën e sekrecioneve vaginale për të gjetur shkakun dhe medikamentin më efikas për t’u shëruar.

Pap-testi nuk ka lidhje me problemet hormonale që shkruan, prandaj kur të kthehesh nga pushimet nuk ke asnjë arsye që ta përsëritësh Pap-testin.

Nëse ke probleme hormonale, mjeku duhet të bëjë diagnostikimin e tyre me anë të analizave. Vlerësimi hormonal bëhet gradual dhe jo të gjitha analizat e hormoneve t’i bësh menjëherë, por një nga një. Kërkoja këtë gjë mjekut gjinekolog sipas prioriteteve.

Mos përdor asnjë preparat mjeksor pa këshillën e mjekut.

Gjithë të mirat.

/komuniteti