Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam shume te vjella

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzane 7 javeshe dhe po vjelli shume, qa te ha e vjelli, ndodh qe vjelli 6-7 here ne dite..a eshte normale ne fillim te shtatzanis me vjell kaq shume ??

Fjoll Fjolla (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fjolla

Të rekomandoj: - ushqehu përpara se të shkosh në gjumë, - ushqehu në mëngjes përpara se të çohesh nga krevati, - ngrihu nga krevati ngadalë dhe koka të mos ndryshojë pozicion të menjëhershme, - ushqehu shpesh, çdo dy orë dhe me porcione të vogla, - ushqehu me ushqime të pasura me karbohidrate/sheqerna, - mos konsumo ushqime pikante me yndyrë si dhe ëmbëlsira, - konsumo jo më pak se dy litra ujë por jo gjatë ushqimit, - mos konsumo kafe, pije alkoolike dhe duhan, - shëtit në ajër të pastër por pa u mbilodhur.

Nëse këshillat nuk të ndihmojnë dhe situata rëndohet, të rekomandoj që të drejtohesh tek mjeku që të ndjek ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Qendresa Ibrahimi (9 vite më parë)
Fjoll Fjolla une kam humb 6 kg tash jam ne javen e 15 jam me mire, kam mar dhe infuzionw 2 her ne dite dhe asgje sme ka ndihmu ... vetem dikur fillova qaj gjengjifili ne mengjes 1 jav me ka ndihmu vetem nese fillon me konsumu shiko ne youtube si behet sepse nuk duhet teperuar me sasin... te uroj shtatzani te mbar dhe ishalla te kalon sa ma shpejt :(

/komuniteti