Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Femiu

Doktoresh e nderuar,


Jam e martuar qe 5 vite dhe nuk po mundem te mbese shtatezene, para 1 muaji e kam bere hzg, analizat i kam ba te gjitha, ato me kane dale shume mire por mjeku me tha qe mitren e kam pak te vogel. Burri im i ka bo analizat poashtu edhe atij i kane dal mire. A eshte shume pengese mitra qe eshte pak e vogel per mos mbetjen shtatezane? Cfare me rekomandoni ju? Faliminderit, kaloni sa me mire

Loresa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara, Loresa,

Si mjeke obstetre, nuk më vjen mirë kur ndigjoj për gra të cilat nuk kanë mundur të lindin fëmijë. Ka shumë e shumë faktorë, që ndikojnë në këtë problem kaq të mprehtë familjar dhe shoqëror.

Duke u nisur nga ato që ju shkruani, unë them se keni mundwsi për të mbetur shtatzënë. Rastet e raportuara në literaturën botërore, tregojnë se gratë me mitër të vogël kanë mbetur shtatzënë, por shtatzënitë nuk janë çuar deri në fund. Rreziku i abortit tek gratë që paraqesin mitër të vogël (hypoplazi uterine) është 2 herë më i madh se sa tek gratë që kanë mitër normale.

Mitra, është pjesë e traktit riprodhues femëror. Ajo lidhet me qafën e mitrës dhe tubat e Fallopit. Qafa e mitrës është hyrja e spermatozoidëve mitër, ndërsa nga tubat e Fallopit vjen veza e cila në këto tuba fekondohet. Më pas veza e fekonduar vendoset në kavitetin e mitrës, duke zhvilluar shtatzëninë. Kur qafa e mitrës është normale, kur tubat e Fallopit janë të lira si dhe kur plotësohen kushtet e tjera, atëherë shtatzënia mund të ndodh.

Pra, madhësia e mitrës nuk është pengesë për një shtatzëni.

bodler (12 vite më parë)
persh muk e di nese mund te pyes edhe une per dicka duke lexuar faqen tuaj mendoj se mund te marr nje pergjigje per problemin tim une me gruan kemi thuajse 3 vjet qe tentojme per femije dhe akoma nuk kemi arritur\\\\\\\\kemi ber te gjitha anlizat dhe kemi dale ne rregull ne fillim dyshohej tek mua per nr e spermatozoideve por ka qene mbi mesataren dher nga fundi tani afer na keshilluan qe gruaja te beje nje analize te tubave te fallopit dhe rezultoi se lenga deportonte me veshtersi sidomos njeri krah i djathti pra ishin pjeserisht te kalueshem pyetja eshte cfare kure ekziston per te zhbllokuar tubat e fallopit plotesisht? ju faleminderit pres nje pergjigje

/komuniteti