Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur duhet te shkoj ne spital?

Pershendetje doktoresh nese ki mundesi me kthe pergjigje pernjeher ngase dua ta di jetoj ne kosov dhe jam shtatzene 39+5 te ejten kam terminin e fundit spo di a te lajmrohem spital apo jo dhimbje skam qte bej nuk e di kaloni bukur

Anduena Anuar Krasniqi (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Anduena.

Se pari dua te them se nuk ke arsye qe te shqetesohesh dhe te alarmohesh. Nga e shkruajtura tende kuptoj se nuk ke asye te stresohesh pasi nuk paraqet asnje problem qe mund te ndikoj negativisht ne lindje apo tek bebi.

Mire eshte qe te komunikosh me mjekun qe i ke besuar procesin e lindjes, ose drejtohu ne shtepine e lindjes dhe atje do te te japin keshillat e duhura sipas gjendjes qe paraqet shtatzenia.

Duhet te dish se disa lindje ndodhin edhe deri ne fund te javes se 42-te te shtatzenise, dhe lindjet jane normale dhe bebi lind shume normal.

Prandaj te keshilloj edhe nje here, merre me qetesi sepse koha e lindjes paralajmerohet normalisht vete me largimin e tapes mukoide dhe me kontraksione rritmike.

Te uroj te kesh nje lindje normale dhe te lindesh nje bebe te shendetshme.

Anduena Anuar Krasniqi (9 vite më parë)
nuk kam frike nga lindja andaj un me mir thash te ju pyes juve paraprakisht ju falenderoj nga zemra per pergjigjen tuaj

/komuniteti