Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ushqyerja ne shtatzeni

Pershendetje, jam ne javen e 7 te shtatzanis Deshta qe te ju pys cilat ushqime preferohen gjat shtatzanis? Sidomos ne fillim? Ju faliminderit

Laura She (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Laura,

Ha shumë fruta dhe perime, sepse kanë vitamina, minerale dhe fibra të cilat ndihmojnë tretjen dhe parandalojnë kapsllëkun (që është shumë i shpeshtë tek shtatzënat). Buka, patatet, orizi dhe cerealet janë shumë të rëndësishme dhe bashkë me frutat e perimet duhet të jenë pjesa kryesore e çdo shujte. Çdo ditë duhet të hash mish pa dhjamë, peshk, mish pule, vezë (të përpunuara termikisht) dhe djath. Qumështi, djathi dhe jogurti përmbajnë kalcium dhe materie tjera ushqyese të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e bebes. Nëse ke mundësi blej këto produkte me përqindje më të ulët të yndyrës.

Përpiqu të hash sa më pak ëmbëlsira dhe pije me sheqer. Sheqeri të jep vetëm kalori për të cilat ti ke më së paku nevojë tash për tash (për më tepër sheqeri dëmton dhëmbët). Mos ha ushqime të yndyrshme. Shumë prej nesh hamë më shumë yndyrë se sa që kemi nevojë. Yndyra ka shumë kalori, të bën të shtosh peshë dhe rrit rrezikun për sëmundje të zemrës dhe të vazave të gjakut. Ke kujdes me pijet të cilat kanë kafeinë si kafeja, çaji dhe kola, sepse ekziston rreziku që sasia e tepërt e kafeinës të ndikojë në peshën e bebes. Këto pije përpiqu t'i zëvendësosh me kafe ose çaj pa kafeinë. Pi shumë lëngje frutash dhe ujë. Duhet të pish edhe atëherë kur nuk ke etje, sidomos ujë.

Për më shumë info, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/ushqyerja-gjate-shtatezanise#te-gjitha

Paç një shtatzëni të mbarë dhe një bebe të shëndetshme!

/komuniteti