Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja me epidural dhe pasojat e saj

Pershendetje zonja doktoreshe, kam lindur para gati 8 muajsh ne menyre natyrale por me epidural. Me shqeteson fakti se gjate nates kur eshte koha me shi dhe kur rri shume shtrire ne nje ane me dhemb mesi, vetem mesi me dhemb aty ku kam marre epiduralin. Pyetja ime eshte: A ka te bejne keto dhimbje me epiduralin apo mos ka te bej me veshket, sepse keto dhimbje i kam prej se kam lind dhe vetem kur rri shtrire. Gjate dites nuk kam asnje shqetesim. Ju faleminderit per kohen dhe mundin qe ndani per ne.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lina

Ankesat që tregon, nuk kanë lidhje me anestezinë epidurale të kryer para tetë muajsh. Dhimbjet e mesit mund të kenë shumë shkaqe, për të cilat duhet të konsultohesh me mjekun e familjes. Ai mund të të drejtoj për një këshillim tek mjeku ortoped, tek mjeku urolog apo të rekomandoj për një vizitë gjinekologjike.

Uroj që problemin ta zgjidhësh sa më shpejt dhe sa më mirë.

/komuniteti