Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfare eshte ap e pilonit rental?

Kam bere ekon morfologjike dhe doktoresha me tha se te gjitha ishin ne rregull , vetem se AP e pilonit rental ishte 6mm. Kur te bej ekon e radhes ne muajin e 8 duhet te kem parasysh kete fakt. Ju lutem dukeqene se nuk mu be nje shpjegim i mirefillte, mund te me shpjegoni se me cfare ka te beje dhe a perben rrezik , sepse me ka bere shume merak. Eshte hera e pare per mua qe do te behem nene. Gjithe te mirat!

Kamela Nako (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kamela

Vlera e AP pyelonit renal, është pak më e madhe se ajo që konsiderohet normale. Veshka me pyelon të zgjeruar shkarkon me vështërsi urinën. Në muajin e tetë ribëj ekzaminimin ekografik, duke e njoftuar mjekun ekografist për ekon e parë. Mundet që nga ky ekzaminim të dalë brënda parametrave të normës, por nëse zgjerimi vazhdon të jetë i pranishëm mjeku neunatolog pas lindjes do të gjejë dhe trajtoj shkakun e këtij problemi.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti