Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A rrezikoj lindje te parakoheshme?

Pershendetje dr e nderuar,jam shym ne merak dhe kohen e fundit shum stres jam tu bo,fmin e par e kam li d 35jav,ndersa tani jam 27jav,shum shpesh ne fund te barkut kam si lloj vibracionezh apo then ndryshe si pulsime kshtu dhe sikur me ben shtypje edhe posht,,isha te doktoresha me tha qe beba i ka kembet posht dhe te shtyn me kemb,mirpo un frigohem mos jan simptoma te li djes se parKohsme pasi qe un shum rri ne këmb dhe shum pak pushoj,beba me leviz shum ...flm per pergjigjet e juaja,

Jeta ,,,, (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Të rekomandoj që për të vlerësuar gjendjen e ecurisë së shtatzënisë, të bësh ekzaminim ekografik me sondë vaginale për të vlerësuar gjatësinë e qafës së mitrës, (cervikometria). Ky ekzaminim vlerëson nëse është i pranishëm rreziku për lindje parakohe.

Gjithashtu të rekomandoj që gjatë kësaj periudhe të reduktosh punët e rënda, qëndrimet e gjata në këmbë si dhe ecjet e gjata dhe të lodhshme. Mirë do jetë që të evitosh edhe raportet seksuale.

Mjeku që ndjek ecurinë e shtatzënisë mund të të rekomandoj trajtim me spazmolitikë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti