Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lija e pyllit gjate shtatzenise

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzen ne javen e 22, djali im 5 vjec kaloi lijen e pyllit para 15 diteve..Dua te di a perben rrezik per bebin nese me kap lija ne kete faze? Keto dite bera keto analiza rubeola igg 109.2 pozitive, rubeola igm negative 0.304 cfar domethenie kan? E kam kaluar apo rrezikoj ? Te elektroforeza e hemoglobines me doli hb f ne vlera 0.2% te tjerat ok, ka ndonje problem per bebin pasi te lind kjo vlere? Faleminderit per perkushtimin tuaj, gjithe te mirat!

Dorina Dori (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorina

Do të ishte mirë që ta kishe kaluar lijin në fëmijërinë tënde apo në një kohë tjetër. Kjo do të thotë se jesh e imunizuar dhe i jep edhe fëmijës imunitet.

Nëse nuk je e imunizuar (pra nuk ke kaluar lijën), gjëndje që mund t’a kontrollosh me analizë gjaku dhe meqë ke kontakt me lijën (për shkak se fëmija yt 5-së vjeçar është me lijë), duhet që sa më shpejt të bësh imunoglobulinë dhe kështu mbrohet ti dhe fëmija.

Analiza e rubeolës igg pozitiv tregon se e ke kaluar këtë infeksion dhe tashmë je e mbrojtuar prej tij.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti