Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te ngel shtatzane me nje vezore?

Pershendetje Jam nje vajze 25 vjecare,ne moshen 10 vjecare kam pasur nje nderhyje operacion te kistit dhe me esht dashur te heq nje vezore. Doktoret familjen time e kan keshilluar qe kur te fejohem dmth te filloj marredheniet te mos ruhem shume koh pasi kjo pengon nje shtatzani ne kete rast. Tashme u be afersisht 4 vjet qe jam fejuar dhe tani kam shdeahir te bej nje beb. Keto dy tri muaj kam tentuar dhe muajin e fundit 10 dit para mestruacioneve kisha shenja dhimbjesh si te ciklit dhe mendova per nje shtatzani por jo ..cikli me erdhi dhe tani mbrapa ndiej ndonje dhimbje ne fund te barkut dhe ijes. Jam shume e shqetesuar dua te di sa mundesi kam te ngel shtatzane. Me falni qe u zgjata paksa. Falemimderit

(8 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Ermi

Mundesia per shtatzeni eshte ekzistente edhe tek grate qe kane nje vezore me kushtqe: vezorja e mvetur te prodhoj folikul te plote, tubI I Fallopit te jete I lire dhe sperma e bashkeshortit te plotesoje cilesine dhe sasine optimale.

Per te vleresuar kete situate, te rekomandoj te besh keshillim parakoncepsional qe do te thote te besh vizite gjinekologjike, analiza dhe ekzaminime sipas kerkeses se mjekut. Bashkeshorti duhet te beje analize te spermes.

Nese e shikon te arsyeshme me kontakto me numri 0692033965 per t'I dhene zgjidhje problemit qe te shqeteson.

Gjithe te mirat.

/komuniteti