Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Koka poshte

A eshte normale qe javen e 30-31 femija te kthehet me koke poshte? Kjo eshte shtatezania ime e pare.

Nertila (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E dashur Nertilë,

Ju po bëheni nënë me fëmijën e parë. Është gjëja më e bukur, që ndodh në jetën e një gruaje.

Jeni e shqetësuar se bebi është me kokë poshtë. Po mirë bën, do ai të qëndrojë me kokë poshtë, ashtu le të qëndroj. Është në hapsirën e vet, në qejfin e vet. Këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ndonjëherë bebi do që të qëndrojë shtrirë, ndonjëherë tjetër të rrotullohet apo do që të qëndrojë me kokë lart, ashtu le të qëndrojë.

Më vjen mirë Nertila, që shqetësohesh dhe kërkon konsulta kur ndjen ndryshime në shtatzëninë tënde. Unë të këshilloj të kryesh të gjitha vizitat dhe ekzaminimet periodike të rekomanduara tek mjeku gjinekolog. E rëndësishme është, që ti dhe bebi të ndiheni sa më mirë.

Gjëja më e mirë që duhet të bëjë bebi yt Nertilë, është që pas javës së 36-të të kthehet me kokë poshtë. Ky është pozicioni përfundimtar që duhet të marrë bebi për të patur lindje normale. Por edhe sikur të marrë ndonjë pozicion tjetër, mos u shqetëso. Mjeksia e sotme është e aftë të ofrojë kujdesje shëndetsore të specializuar, që nënat të lindin fëmijë të shëndetshëm.

Nertila, të uroj të kesh lindje normale dhe lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti