Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zorra e trashe ne shtatzani

Pershendetje doktoresh, une jam 30+5 dhe eshte 7zania ime e dyte ka dy dite me ka dal jasht zorra e trash dhe me shkakton dhimbje, theksoj se une nuk kam probleme me jashtqitjen prandaj nuk e kuptoj arsyen pse del ajo jasht tkisha kerku nese ke ndonje keshille si me e trajtu se kjo pom shkakton shume lodhje. Faleminderit paraprakishe dhe Ju uroj shendet ju e familjes tuaj Me respekt

*nënë* "2013*2016" (8 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje

Shpesh hemoroide jane te pranishme gjate shtatzenise dhe shtohen pas lindjes.

Disa keshilla: - konsumo ushqime me fibra dhe lengje sa me shume - evito sforcimet dhe ngritjen e peshave, - pas dales jashte, pastrohu me uje te rrjedhje te ngrohte, - Vendosja e kompresa te ftohta mund te jene efikase, - edhe perdorimi I kremrave mund te ndihmon ne qetesimit e dhimbjet.

Te uroj shtatzeni te mbare.

/komuniteti