Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Per shtatzanine

Pershendetje; jam 20vjece; gjate muajit korrik kam kryer marredhenie per here te pare me partnerin; mirepo ne disa raste dhe te pambrojtura. Hera e fundit me date 28 Korrik. Mua menstruacionet me kane ardhur qe ne moshen 10vjecare dhe nuk kane qene asnjeher te rregullta; kur jam qen me e vogel me vinin dy here ne muaj; keto dy vitet e fundit me vijne njeher ne dy muaj. Si rregull; kete muaj duhet te me vinin ne date 12 Gusht; ne kete date pata vetem njeher gjakderdhje ku mendova se mund te me kishin ardhur por nuk ndodhi me. Tani eshte data 24 Gusht dhe nuk me kane ardhur; kam bere 5-6 teste shtatezanie dhe te gjitha negative; (kam frike mos eshte heret per ta dalluar testi); nuk kam asnje shenje te periodave. Kam ngren shume majdanoz se thone i stimulon dhe kompresa me uje te ngrohte tek mitra dhe asgje. Theksoj se kam 2 jave qe jam ne nje gjendje shume stresuese qe nuk e kam kaluar ndonjeher; dhe tani me ndodhi dhe kjo vonesa de ka net qe nuk fle nga meraku mos jam shtatzene. Me falni per letren e gjate. Ju uroj gjithe te mirat.

Sandra Berisha (8 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Suela

Persa shkruan mundet qe te jesh shtatzene ose eshte I pranishem crregullimi menstrual qe pershkruan.

Se pari duhet perjashtuar mundesia e pranise se shtatzenise, prandaj te rekomandoj te besh nje beta hCG qe eshte analize gjaku.

Nese shtatzenia nuk do jete e pranishme, duhet te besh disa vleresime hormonale te cilat kane si synimi jo vetem vleresimin e problemit por edhe trajtimin e tij ne menyre qe cikli menstrual te jete e rregullt.

Nese e shikon te arsyeshme me kontakto me numrin 0692033965 per te lene takim dhe zgjidhur problemin.

Gjithe te mirat.

 

/komuniteti