Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet vaginale te bardha

Doktoreshe Pershendetje! Me dt 12 te ketij muaji me erdhen periodat. Me zgjaten 5 dite si normalisht por ndryshe nga heret e tjera ne diten e 5 dhe te 6 kam vene re njolla gjaku ngjyre kafe. Diten e pare te periodes kam patur aq shum dhimbje saqe po te mos merrja nje ibuprofen thash se do vdisja. Sot me dt 22 kam patur nje rrjedhje vaginale ngjyre te bardhe pak a shum i tejdukshem qe nuk shkeputej dhe mu desh ta hiqja me dore. Me dt 30 te muajit te kaluar kam patur nje sekrecion vaginal por qe ishte me i trashe dhe jo i tejdukshem. A eshte kjo ndonje shenje shtatzanie apo ska te beje aspak me shtatzanine? Ju lutem nje pergjigjie nga ana juaj. Ju faleminderit!

Ana Hysa (8 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Ana

Ashtu sic te kam shkruar edhe me pare, ajo qe pershkruan mund te lidhet ne ditet e ovulacionit. Megjithate, bej nje analize dhe kulture te sekrecioneve vaginale, per te perjashtuar pranine e ndonje infeksioni te mundshem.

Gjithe te mirat.

/komuniteti