Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet e kafta

Pershendetje, jam ne javen e 9 te shtatzanis dhe kam sekrecione ngjyre kafe nuk e di a eshte shqetezuese apo joo, ndoshta e kam munduar veten pasi kam qendruar pak si gjate ne kembbe si ne femratt qe sbehmi rahat pa pastruar shtepin dhe ndoshta per kete shkak edhe kam sekrecione. Para dy dite isha tek mjeku dhe me tha qe gjdo gje eshte shume mire dhe mbas 1 muaji me tha te shkoj ne kontroll. Faleminderit per kohen kushtuar pyetjes time

Dafina Hoxha (8 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dafina,

Shpresoj që ankesa të mos jetë shqetësuese, por mundohu të jesh e qetë dhe qëndro sa më shumë shtrirë duke ju shmangur punëve të rënda dhe të lodhshme si dhe ecjeve apo qëndrimeve të gjata në këmbë. Nëse hemorragjia vazhdon dhe shoqërohet me dhimbje barku, drejtohu menjëherë tek mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti