Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mendimi i juaj rreth konceptimit

Pershendetje doktoreshe, kam qe 2 vite qe tentoj te mbes shtatezen, ne fillim me eshte shfaqur kllamidi me sherimin e tij me eshte rekomanduar inqizimi i kanaleve. Pas inqizimit kam kryer analizen e prolaktines dhe te tsh mirpo prolaktina ka dal e ngritur. Pasi jam konsulltu me mjekun i kam kryer analizat e antitpo antitp, fatmirsisht ato kan dal mire. Tani jam ne terapi me dostinex 1x 10 dit dhe me duhet ta perseris analizen e prolaktines, nese vetem eshte ule po shpresoj, a ka dicka Tjeter qe mund te me ndihmoj te mbetem shtatzene???

Besa Lushtaku (8 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa

Rregullimi i nivelit të hormonit të prolaktines është nje kusht i rëndësishëm për mbetjen shtatzënë. Pas këtij rregullimi, të rekomandoj të bësh një vlerësim të shendetit tënd riprodhues, më atë që quhet këshillimi parakoncepsional. Mjeku gjinekolog do të bëjë vizite gjinekologjike , disa analiza dhe ekzaminime . Ndersa bashkëshorti duhet të bëj spermogramen.

Nese gjithshka është normale, shtatzenia do ndodhë.

Gjithe te mirat

/komuniteti