Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatezania 4 muaj pas abortit

pershendetje, jam 22 vjeqare , jetoj ne belgjike.kam grup te gjakut 0 negativ dhe para 4 muajve kam pasur nje abort ( shtatezania e pare) . aborti ndodhi per shkak se femijes iu ndal zemra ne javen e 10. kam pasur nje infeksion , te cilin e kam trajtuar vetem me nje krem (perdorim vagjinal) (me pershkrim te mjekut )por asnjen terapi .kam mbajtur femijen e vdekur per 2 jav brenda meje derisa filloi gjakderdhja e madhe e percjellur me dhimbje shum te medha ( humbje te vetdijes) . pas kesaj 4 milimetra nga placenta mbeten brenda meje per 1 muj. ciklin e par pas abortit e kisha para 3 muajsh. Muajin e kaluar ciklin e kisha me dat 30/10/2016 . pas abortit 3 cikle i kisha nga 28 dit . sot dat 1/12/2016 dhe cikli im nuk ka filluar. a eshte e mundur qe jam shtatezene ? dhe a ka ndonje rrezik duke e pasur parasysh shpjegimin e mesiperm? kam nevoj per pergjigjje pasiqe per momentin nuk mund te konsultohem me asnje doktor ketu per shkak te disa problemeve me dokumete. pres te me pergjigjeni. faleminderit per kohen qe e ndani per ne .

Tesa Hti (7 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tesa

E kuptova problemin tënd dhe më vjen keq përsa ka ndodhur.

Dyshimi nëse je apo jo shtatzënë vërtetohet vetëm test shtatzënie shtëpiak ose me beta hCG që është analizë gjaku.

Zakonisht pas abortit , mjeku duhet të gjej shkakun se përse ka ndodhur, në mënyrë që të merret trajtimi i nevojshëm. Në të kundërtën cdo gjë është e pa parashikuar.

Të uroj gjithë te mirat.

 

/komuniteti