Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shkeputje e placentes

Pershendetje doktoresh ! Jam ne javen e 30 te shtatzanis ,ne javen e 29 bera kontroll dhe bebi me doli 3 jave me e vogel kete probleem me ngecje e kam ne cdo shtatzani si pasoj e kesaj ne shtatzanin e 3 me vdiq bebi ne javen 33 kisha shkeputje te placentes . Placenta nuk e qarkullon gjakun mire kesaj here perdora edhe aspirin qe nga java e 16 por prap problrmi i njejt po sa hy ne javen e 28 fillon ky problem . Pyetja ime eshte a duhet te bej analizen per tromboz me eshte ber merak pse asnjehere nuk ma rekomandon mjeku apo ky problem nuk ka te bej me kete ?

Mami Mami (7 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eliza

Mos furnizimi i mire i placentës ne gjak, nuk ka lidhje me trombozen.

Të rekomandoj te besh kardiolipinat dhe titri e komplementit, qe jane dy analiza qe vleresojne nje nga shkaqet e mos furnizimit te mire te placentës ne gjak. Rezultatet do drejtojnë trajtimin.

Të uroj shtatzeni te mbare.

/komuniteti