Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Striat

E nderuara mjeke eshte e mundshme qe me kete medikament Retinoidë striat te menjanohen sadopak pasi e lexova ne disa artikuj, nese po a gjindet ne farmacite e Kosoves poashtu a lejohet pa recept, pres pergjigje, ju faliminderit per mirekuptim.

dafina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Dafinë.

Mirë bën që lexon dhe çfleton literaturë mjeksore. Por duke mos qënë profesioniste, mund të mos kuptosh ato që lexon. Në fakt, problemi më i mprehtë qëndron tek medikamentet. Në se përdoret medikamenti i gabuar, në vënd të trajtimit, dëmi mund të bëhet i madh. Medikamenti retinoidë, nuk është për problemin tënd. Nuk e di a gjendet në farmacitë e Kosovës. Besoj se pa recetë mjeksore të përshkruar nga mjeku specialist onkolog, ky medikament nuk del nga farmacia.

Striat e lëkurës që formohen nga shtatzënia, quhen stria kutis rubra (të kuqe). Pas lindjes, kur lëkura e barkut rimerr elasticitetin dhe turgorin (njomështinë e saj), quhen stria kutis alba (të bardha).

Për parandalimin e formimit të tyre, dermatologët rekomandojnë përdorimin e kremrave kozmetik. Nëse striat bëhen të pranishme, mjeku dermatolog ka vetëm mundësinë e rekomandimit të medikamenteve që vetëm përmirësojnë pamjen e tyre.

/komuniteti