Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ekografia gjatë shtatzënisë

Përshëndetje Doktoreshë. Kam dëshirë ta di se a është i dëmshëm ultrazëri?! Unë gati jam në muajin e katërt dhe deri më tani 3 herë jam kontrolluar në ultrazë ,andaj frikësohem mos është i dëmshëm për bebin tim Gjithë të mirat

Meri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Kryerja e ekografisë gjatë shtatzënisë, nuk është e dëmshme pavarësisht se sa herë mund të kryhet ajo apo se në çfarë moshe të shtatzënisë është gruaja.

Prandaj Meri, nuk ke arsye përse të friksohesh nga bërja e kontrolleve me ekografi.

Uroj që shtatzënia jote të shkojë normalisht deri në fund të saj.

/komuniteti