Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Abortet Spontane

Pershendetje, para disa javeve kisha nje abort spontan ne javen e tete ky eshte aborti i trete, vajzen e kam dy vjeqe por para lindjes se vajzes kisha edhe dy aborte, hera e pare ishte ne javen e dymbedhjete ndersa, heren e dyte ne javen e peste, te njejta ishin te ngjajshme se kisha gjakderdhje jo ashtu gjak po me ngjyre te kafte edhe pse i kam ndjek keshillat e mjekut kam pushuar etj, kjo nuk me ka ndihmuar asgje, deshiroj vetem te me sqaroni sa eshte e rrezikshme kjo gjakderdhja me ngjyre te kafte (jo gjak) nese me paraqitet ne shtatzenine e ardhshme dhe qfare me propozoni?

Meri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meri.

Abortet ndodhin për shkaqe të ndryshme. E rëndësishme është të gjëndet shkaku, që çon në abort.

Për të eleminuar shkaktarët infektive, e rëndësishme është bërja e analizës që quhet TORCH. Duhet të bësh analizë për grupin e gjakut dhe rezusin, pasi disa antigjënë çojnë në aborte spontane. Shkaktar mund të jenë edhe ç’rregullimet emocionale, prandaj duhet të jesh e qetë nga grindjet, frika, zëmërimi dhe ankthi. Nuk duhet të përdorësh pije alkoolike dhe duhan, pasi këto quhen embriotoksikë. Ruaju nga goditjet dhe kryjë një analizë gjentike, që quhet kariotip. Analiza e fundit që të rekomandoj, është analiza e kardilipideve në gjak. Nëpërmjet kësaj analize shikohet nëse krijohen në placentë trombe të vegjël, të cilët bllokojnë ushqimin e embrionit duke shkaktuar kështu ndërprerjen e shtatzënisë.

Pas gjithë këtyre orientimeve, këshillimi me mjekun gjinekolog që të ndjek shtatzëninë, është domosdoshmëri.

hatiem (11 vite më parë)
psh dok.doja te pyesja nese mund te kem pasur nje abort spontan pasi bera teste me dolen poz pasi me shtyn nje jave,i pata dhe shenjat te tjera si lodhje marrje mendsh keputje,por me erdhen periodat.bera eko dhe me tha qe nuk shohim shenja shtatzanie.ka qen heret per eko valle?apo skam qen shtatzen?dhe nese kam qen e kam kalu abort cduhet te bej?pasi dok sme thon gje per nje abort.tani kam filluar te pi acid folik 50mg.a eshte e demshme?

/komuniteti